Flash News

E-TJERA

Bashkia Korçë për Bregoviç: I mirëpritur nga gjithë bota, ka një skenar që synon të nxisë përçarje dhe konflikt

Bashkia Korçë për Bregoviç: I mirëpritur nga

Përpjekje për të dëmtuar imazhin e Korçës dhe skenar që nxit përçarje e konflikt. Kështu i ka cilësuar Bashkia Korçë reagimet kundër ftesës së këngëtarit serb Goran Bregoviç për të perfomuar në "Festën e Birrës".

Sipas bashkisë, koçarët nuk harrojnë vuajtjet e kombit të tyre, por po refuzojnë me "mençuri" të bien në grackën e instrumentalizimit politik të një feste.

Bashkia Korçë thotë se Bregoviç është mirëpritur në çdo cep të botës dhe në tiranë në vitin 2006.

Gjithashtu konsideron të pandjeshëm dhe përçarës individët që janë kundër ardhjes së Bregoviç. Sipas bashkisë, këta persona po i fryjnë zjarrit të ndezur dhe po fyejnë sakrificat e shqiptarëve për liri.

Të gjithë artistët e ftuar nga Kosova për të performuar në "Festën e Birrës" kanë refuzuar të jenë në këtë festival për shkak të këngëtarit serb Goran Bregoviç, për të cilin pretendohet se ka frymëzuar ushtarët serb gjatë luftës në Kosovë.

Ftesa ndaj tij ka nxitur reagime të shumta në rrjet dhe nënshkrimin e një peticioni, ku kërkohej anullimi i saj.

Të fundit