Flash News

E-TJERA

Bashkitë “fshihen” nga qytetarët, mungon transparenca

Bashkitë “fshihen” nga qytetarët, mungon transparenca

Një studim i fundit i “Action Albania”, i cili prezanton Indeksin Kombëtar të Hapjes Institucionale përgjegjës për matjen e shkallës në të cilën institucionet publike janë të hapura për qytetarët dhe shoqërinë, ka vënë në dukje mungesën e transparencës së bashkive ndaj qytetarëve.

Referuar SCAN Tv, studimi i bazuar në 4 shtylla (Transparenca, Aksesueshmëria, Integriteti dhe  Efektshmëria), transparenca me qytetarët është hallka më e dobët e pushtetit vendor, e cila renditet në përqindjen më të ulët ndër indikatorët e tjerë.

61 njësitë e vetëqeverisjes vendore reuzltojnë të kenë një nivel transparence që fiksohet në 24.56%.

Transparenca është e lidhur me informacionet për personelin, organigramën, planet dhe raportet e punes; Dokumentat ligjor; Agjendat, procesverbalet, transmetimi i mbledhjeve, vendimet e KB; Buxheti dhe prokurimet publike, etj.

Aksesueshmëria është në nivelin 28.21 % dhe lidhet me: kuadrin ligjor që rregullon të drejtën e informimit, programet e transparencës, regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, afati i kthimit të përgjigjeve, trajnimet në fushën e të drejtës së informimit, të dhënave të hapura, integritetit, ruajtjes se te dhenave; Krijimi i kanaleve te drejtperdrejta te komunikimit permes faqes zyrtare.

Të fundit