Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bashkitë injoruan përparësitë e Programit të Rindërtimit pas tërmetit

Kur goditi tërmeti shkatërrimtar i nëntorit 2019, apartamentit ku jetonte Berti Dhiaj në ish-konviktin e ndërmarrjes Komunale në lagjen Kombinat të Tiranës, u shkund fort dhe muret u plasaritën. Autoritetet i evakuuan banorët – shumica anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian, i ofruan një bonus qiraje dhe i premtuan se do të bëheshin me shtëpi si pjesë e Programit të Rindërtimit, pavarësisht nëse kishin apo jo dokumente pronësie.
“Në një botë tjetër, ju do të kishit ngelur pa shtëpi” , u tha banorëve ish-ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. “Unë kam ardhur që të ndajë me ju lajmin që ju do të keni shtëpi si të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti në bazë të frymës të familjes”, i siguroi ai banorët.
Por më shumë se 4 vjet pas tërmetit, premtimi i qeverisë nuk është materializuar. Vetëm 19 nga 75 familjet që jetonin në ish-Komunalen në Kombinat kanë marrë shtëpi. Berti Dhiaj nuk është një prej banorëve fatlumë që kanë përfituar një apartament të ri. Madje, në dhjetor, 75-vjeçarit i është ndërprerë dhe pagesa e bonusit të qirasë nga bashkia e Tiranës.
“Tani jam në mëshirë të Zotit”, tha Dhiaj. “Nuk e di, ka ardhur dita me i dalë makinës përpara, ose të hipi në një tarracë dhe të hidhem jo me këmbë, por me kokë që të mos vuaj”, shtoi ai.
Sipas Programit të Rindërtimit të miratuar nga qeveria shqiptare pas tërmetit, familjet si ajo e Bertit duhet të ishin në listën prioritare të strehimit. Megjithatë, të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë se përparësia e përfituesve është një kriter i programit që nuk është respektuar nga njësitë e qeverisjes vendore.
E pyetur në lidhje me procesin e strehimit të familjeve që dikur banonin në konviktin e ish-shkollës Komunale në Kombinat, bashkia kryeqytetit tha se ato familje që janë përjashtuar nga Programi i Rindërtimit dhe nuk përfitojnë më nga bonusi i qirasë, mund të përfitojnë nga programe të tjera sociale.
“Këto familje janë orientuar për të aplikuar për programet e strehimit social”, tha bashkia në një përgjigje me shkrim. “Gjithashtu, me qëllim lehtësimin e pozitës së këtyre qytetarëve, duke marrë në konsideratë edhe kategorinë social-ekonomike të tyre, këto familje janë asistuar në terren dhe në dokumentacion nga drejtoria jonë”, shtoi ajo.
I varfër dhe i pastrehë
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ishte 5.8 ballë në shkallën Rihter dhe shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë të Shqipëri. Pas tërmetit, qeveria hartoi “Programin e Rindërtimit” dhe një paketë ligjore ku familjet e mbetura të pastreha ose të dëmtuara u vendos që të renditeshin sipas kritereve të përparësisë̈.
Në krye ishin familjet që humbën familjarët nga tërmeti, pasuar nga familjet një prindërore që kishin në ngarkim fëmijë̈, më tej familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara, duke vijuar me të moshuarit, me familjet në skemën e ndihmës ekonomike dhe ato të të rënëve në krye të detyrës.
Nga 8 bashki të pyetura nga BIRN nëpërmjet kërkesave për të drejtë informimi, vetëm bashkia Kamëz tha se ishte në dijeni për kategorizimin në favor të grupeve vulnerabël për strehim si pjesë e Programit të Rindërtimit.
Në Tiranë, të paktën 40 familje që banonin në konviktin e ish-Komunales në Kombinat kanë mbetur jashtë skemës së Ridërtimit, duke u përballur me qiratë e larta të kryeqytetit dhe nevojës për një strehë afatgjatë.
“10-15 familje ishin dorë e bardhë të tjerët kanë qenë romë, egjiptian”, kujtoi Berti Dhiaj për ish-banorët e Konviktit. “Kanë qenë njerëz të varfër, por shumë të mirë”, shtoi ai.
Berti Dhiaj lindi në Tiranë në një banesë në zonën e “Vasil Shantos”, ku jetoi së bashku me familjen e tij deri në vitin 1972, kohë kur familja e tij u internua në fshatin Veterik të Beratit. Sistemi komunist “i shihte me sy të keq” për shkak të arratisjes së xhaxhait të tij jashtë vendit.
Pas përfundimit të internimit, në prag të rënies së komunizmit në vitin 1991, ai u kthye në Tiranë dhe u vendos nga ish-Komiteti Ekzekutiv në konviktin e ndërmarrjes Komunale.
Dhiaj e ka fituar bukën e gojës gjatë tre dekadave të fundit duke shitur fara luledielli në tregun e Medresesë në Tiranë, por tani nuk shet më për shkak të moshës.
Një vendim i Këshillit të Ministrave i vitit 2009 i hapi rrugën privatizimit të ndërtesave tek “Ish-Komunalja”, por gjendja ekonomike i pengoi një pjesë të banorëve që ta finalizonin procesin. Tërmeti i gjeti në pjesën më të madhe pa dokumente pronësie.
“Ata e kanë pasur shumë të vështirë nga ana ekonomike që t'i privatizojnë brenda afateve të caktuara apartamentet e tyre”, shpjegoi Gentian Sejrani, jurist në organizatën Drejtësi Sociale, e cila advokon për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri
“Institucionet patën mini-beteja me familjet të cilat ishin të akomoduara dhe banonin në këto ndërtesa që ishin në rrezik dhe shpesh përfaqësuesit e institucioneve ishin të gatshëm edhe të gënjenin për gjëra që e dinin që nuk do t'i realizonin”, shtoi Serjani.
Komuniteti rom dhe egjiptian ka hasur në vështirësi për të përfituar nga Programi i Rindërtimit jo vetëm në Tiranë. Përfaqësuesit e tij në Durrës i thanë BIRN se sfidat kryesore lidheshin me plotësimin e dokumentacionit dhe me dorëzimin e tij në kohë.
“Nuk është se kemi një numër të saktë, por janë prekur shumë familje pasi në disa zona ku ka vendbanime të komunitetit rom edhe egjiptian ka pasur shumë dëme nga tërmeti”, tha Ili Jakupi, nga organizata “USHTEN”, në Durrës.
Në analizën e tij, mbështetja e pushtetit vendor ka qenë e pakët për orientimin dhe ndjekjen e rasteve të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian për finalizimin me sukses të aplikimeve në Programet e Rindërtimit.
“Ka pasur disa familje nga komuniteti që, pasi nuk kanë plotësuar dokumentet, nuk kanë përfituar as bonusin dhe as grantin e rindërtimit”, theksoi Jakupi.
Berti Dhiaj kujtoi se ai ishte vetëm 22 vjeç kur u internua nga regjimi komunist. Për herë të dytë që nga viti 1972, jeta e tij ndodhet në udhëkryq.
“Bonusin nuk e kam marrë që nga muaji dhjetor”, tha 75-vjeçari. “Ku do të gjejë unë lekë për të paguar qeranë?” pyeti ai.
Akses i kufizuar
Megjithëse një kategori me përparësi sipas ligjit, personat me aftësi të kufizuara hasën gjithashtu në vështirësi për të përfituar ndihmë në Durrës – bashkia më e dëmtuar nga valët sizmike të tërmetit të nëntorit 2019.
“Problematikat te kjo kategori janë shumëfish më të vështira, pasi ka të bëjë me mungesën e aksesit, me pamundësinë e lëvizjes”, tha Adivije Hoxha nga Shoqata e Para-Tetraplegjikëve Durrës.
“Ata mezi gjejnë banesë të përshtatur, mos të flasim për të patur mundësinë për të lëvizur në tmerrin e tërmetit”, shtoi ajo.
Sipas saj, familjeve me persona me aftësi të kufizuara në disa raste iu desh që të shpërnguleshin edhe jashtë Durrësit, në pamundësi për të gjetur një banesë me qira brenda qytetit.
“Shumë prej tyre janë zhvendosur edhe në rrethe të tjera, siç kemi një rast që u zhvendos në Shijak, apo një tjetër në Tiranë, e rrethe të tjera”, kujtoi Hoxha.
Bashkia Durrës në një përgjigje zyrtare sqaroi se vetëm për kategorinë e banesave të dëmtuara me nivelin e dëmit “DS4” trajtohen me bonus qiraje 2,500 familje. Por vonesat në lëvrimin e tij kanë vendosur herë pas here në vështirësi shtresat më vulnerabël të shoqërisë.
“Iu premtua bonusi i qirasë derisa të sistemoheshin në banesat e rindërtimit, por që prej marsit 2023 ata nuk janë trajtuar dhe, sipas gjasave, nuk do të trajtohen më”, iu referua Hoxha rasteve të anëtarëve të Shoqatës së Para-Tetraplegjikëve Durrës.
“Ne shpresojmë që të paktën ato banesa që do të jenë për personat me aftësi të kufizuara të kenë aksesin e plotë sipas standardeve të vendosura në VKM-në 1503/2008”, apeloi ajo.
Vendimi 1503 i vitit 2008 i Këshillit të Ministrave vendos rregullat bazë për ndërtesat dhe aksesin që duhet t'u sigurohet personave me aftësi të kufizuar, përdorues të karrigeve me rrota.
Vendimet arbitrare
Procesi i Rindërtimi pas tërmetit në zonat me interes të lartë zhvillimi në Tiranë dhe Durrës është shoqëruar nga përballje midis autoriteteve dhe banorëve dhe protesta të tyre për të drejtën e pronës.
Teksa në qytetin bregdetar rastet janë të shpërndara, në kryeqytet zonat e “Kombinatit” dhe të “5 Majit” janë kthyer në simbol të rezistencës për prishjen e banesave dhe hapjes së zonave të reja të rindërtimit.
“Grupimi në Mbështetje të Kombinatit” (GMK) është një organizim komunitar që vijon të kundërshtojë prishjen e ndërtesave që, sipas tij, mund të riparohen dhe nuk është e nevojshme shembja e plotë e tyre.
Edmond Çata është koordinator i GMK-së dhe, sipas tij, kryeministri i vendit dhe kryebashkiaku i Tiranës i kishin nxitur vendimet për t'i shembur të gjithë pallatet, duke bërë bashkë ata që kishin nevojë reale për shembje dhe të tjerët që mund të riparoheshin.
Për të, Instituti i Ndërtimit (IN) dhe studiot private që realizojnë akt ekspertizat teknike për gjendjen fizike të ndërtesave, nuk kanë realizuar raporte korrekte.
“Studiot dhe IN-ja stisën fakte të paqena dhe gënjyen pa pikë ndërgjegje profesionale se pallatet duheshin shembur”, tha Çata.
“Me këtë ‘vulë' të tyre, Këshilli Bashkiak i Tiranës mori vendime për prishjen e pallateve në Kombinat. Përmes dëgjesave publike të gënjeshtërta u morën vendime të prisheshin 67 pallate”, shtoi ai.
Banorët e Kombinatit, të organizuar së bashku me organizata të shoqërisë, realizuan akt-ekspertiza private për 10 pallate dhe paditën bashkinë dhe institucionet e tjera të përfshira në proces, duke arritur ndalimin e prishjes së ndërtesave përmes vendimeve gjyqësore.
“Rama-Veliaj nuk kishin në plan rindërtimin e pallateve në të njëjtin vend, por shpërnguljen e banorëve në ‘Lagjen e Re Kombinat'”, theksoi Çata.
Nga ana tjetër e qytetit, në zonën e njohur si “5 Maji”, banorët që nuk kishin dëme nga tërmeti i nëntorit u përballën papritur me kërkesën për t'i lënë banesat që t'i hapnin rrugën ndërtimit të një lagjeje të re për të strehuar familjet e mbetura pa strehë.
Gjin Nikolli la Rubikun 30 vite më parë, duke nisur të ndërtonte të ardhmen e familjes së tij në Tiranë. Ai u vendos në lagjen “5 Maji” dhe jetoi i qetë deri në vitin fillim të vitit 2022, kur rruspat nisën të shembnin banesat mes lotëve të banorëve.
“Ne na kanë hedhur gaz lotsjellës, kanë qenë mbi një mijë forca policie, na kanë marrë me forcë, na kanë çuar në komisariat, na kanë mbajtur tre ditë atje”, kujtoi Nikolli, ndërsa shtoi është dënuar me gjobë nga gjykata.
Edison Lika, nga grupimi komunitar “E drejta mbi qytetin”, kujtoi se qeveria zgjodhi të rrafshonte me tokën një komunitet për të ndërtuar pallate.
“Problemet kryesore që kanë pasur banorët kanë qenë kryesisht me kontratat e dhurimit që bënë me Bashkinë Tiranë,” tha ai.
“Aktmarrëveshja ishte një dokument që problemin kryesor që në krye të herës e kishte që nuk e kishte as datën, as vendin se ku banorët do ta merrnin shtëpinë në të ardhme”, shtoi Lika.
Gjin Nikolli kujtoi se banesa e tij u shemb dy vite më parë, por puna për të ndërtuar apartamente mbi truallin nuk ka filluar akoma.
“Përse kaq urgjencë për të na nxjerrë, kur nuk është urgjencë për të ndërtuar?” pyeti ai. “Kjo tregon se shteti është treguar arrogant me banorët”, përfundoi Nikolli./ BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38