Flash News

E-TJERA

Bashkitë pa kryetar, ISP: Meta të dekretojë zgjedhjet, po riaktivizohen individë të penalizuar nga dekriminalizimi dhe me rekorde penale

Bashkitë pa kryetar, ISP: Meta të dekretojë zgjedhjet, po

Instituti i Studimeve Politike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i shpalli legjitime zgjedhjet lokale të 2019-ës, duke iu kërkuar partive politike të respektojnë këtë gjykim. ISP thekson se vendimi duhet t'iu shërbejë partive për të reflektuar mbi sjelljen politike.

"ISP beson se mbyllja e procesit kushtetues lidhur me zgjedhjet lokale duhet të shërbejë për partitë politike për të reflektuar mbi vendimet e tyre të së kaluarës dhe sjelljen politike të së ardhmes. Përfaqësimi dhe pjesëmarrja politike janë përgjegjësi dhe standarde të demokracisë, por jetësimi i demokracisë funksionale shumë më tepër se procedurë është frymë, kulturë, integritet dhe vizion", thuhet në reagim.

ISP ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta të dekretojë datën e zgjedhjeve për 6 bashkitë që kanë mbetur pa kryetar. Gjithashtu nënvizon se është momenti që politika të reflektojë me ake konkrete duke treguar vullnet.

Instituti ngre shqetësimin se në bashkitë pa kryetar janë riaktivizuar në stafet e drejtuese dhe aktivitete publike individë të "djegur" nga dekriminalizimi apo me rekorde penale.

"Institucioni i KQZ dhe i Presidentit të Republikës duhet të përmbushin përgjegjësitë ligjore lidhur me vendosjen e legjitimitetit kushtetues në të gjitha bashkitë, në të cilat kryetarët në detyrë vijojnë ushtrimin e përkohshëm të drejtimit. Ky është momenti që politika të reflektojë me akte konkrete dhe vullnet të qartë politik edhe ndaj parimit të integritetit në politikë.

ISP shpreh shqetësimin se në Vorë, Durrës, Dibër, Shkodër etj, bashki me drejtim të përkohshëm dhe subjekte të zgjedhjeve të pjesshme lokale, janë riaktivizuar në stafet politike drejtuese dhe aktivitete publike paraelektorale individë të penalizuar nga procesi i dekriminalizimit apo të tjerë me rekorde penale në proces", thuhet më tej.

 

Të fundit