Flash News

E-TJERA

“Bashkohuni me ne”/ Studentët e UBT-së nisin marshimin, kundërshtojnë rritjen e çmimeve

“Bashkohuni me ne”/ Studentët e UBT-së nisin marshimin,

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin kundër rritjes së çmimit të naftës, që ka shkaktuar efekt zinxhir edhe te produktet e tjera.

Me thirrjet “Bashkohuni me ne”, studentët i janë drejtuar Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjatë marshimit studentët e Universitetit Bujqësor kanë bllokuar për disa minuta nënkalimin te Kthesa e Kamzës, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Marshimi i tyre po ndiqet edhe nga efektivët e policisë. Vendi është përfshirë nga protestat prej tre ditësh. Në orën 16.30 studentët e disa fakulteteve do të dalin në protest, ndërkohë që qytetarët do të jenë sërish sot para kryeministrisë.

 

Të fundit