Flash News

E-TJERA

“Bastard!”, Balla ‘përplaset’ me deputetin e PD: Ose kërko ndjesë, ose të largohet! Ndërpritet seanca

“Bastard!”, Balla ‘përplaset’ me deputetin e PD:

Ka degraduar në përplasje me tone të ashpra debati mes deputetit të PD, Edmond Spaho dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në kuvend.

Ndërsa ngriri si shqetësim rritjen e çmimeve dhe bëri thirrje për protesta, Spaho, i cili e ka etiketuar mazhorancën me fjalën ‘bastardë’.

Në këtë moment ka ndërhyrë Balla, i cili i ka Spahos të dnërkojë ndjesë, ose i kërkoi drejtueses së Kuvendit që ta largojnë nga salla për shkelje etike.

Po ashtu,  Balla kërkoi të ndërpritet seanca që të mblidhet komisioni i etikës për të marrë një vendim për Spahon.

Debati:

Emond Spaho: Këta marrin vesh vetëm me gjuhen e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë.

Taulant Balla: Fjala e fundit që the. Këtu del përjashta ti sot dhe nuk vjen më. Atë fjalën e fundit bastard zotëria nuk mund të rrijë më në këtë sallë. Të thirret komisioni përkatës. Ose bëhet njëri shembull tani dhe nuk mund të vazhdojmë më.

Të vijë një njeri pas shtatë gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje kjo nuk shkon. O kërkon ndjesë për fjalën që tha ose zotëria sipas përcaktimeve që ka kodi i etikës ose të largohet. Nuk tolerojmë që të shkojmë në darkë te fëmijët dhe të pyesin fëmijët për këtë fjalë.

Ermonela Felaj: Për replikë nuk jua jap fjalën zoti Spaho. Deputetë nuk janë bërë shembull. Vazhdohet të përdoret gjuha e dhunës. Nëse do kërkoni ndjesë. Replikë nuk keni të drejtë të bëni.

Edmond Spaho: Më jep fjalën (…)

Ermonela Felaj : Teknika ju lutem mikrofon zotit Spaho

Edmond Spaho: Nuk keni moral ju të më kërkoni mua të them më fal.

Ndërpritet seanca.   

Të fundit