Flash News

E-TJERA

Baticë e pazakontë në gjirin e Vlorës, uji depërton në zonën e peshkimit në Radhimë

Baticë e pazakontë në gjirin e Vlorës, uji depërton

Një baticë e pazakontë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në gjirin e Vlorës, pranë qendrës së peshkimit në Radhimë.

Fenomeni është shfaqur rreth orës 02:45, kur niveli i detit është rritur në mënyrë të menjëhershme, duke avancuar drejt tokës.

Mësohet se uji i detit ka depërtuar në disa zona pranë portit të peshkimit, përfshirë edhe magazinat ku peshkatarët mbajnë mjetet dhe pajisjet e punës. Si pasojë, një pjesë e mjeteve të punës janë prekur nga uji, duke krijuar vështirësi për aktivitetin e peshkimit.

Rritja e nivelit të detit ka qenë dukshëm më e lartë se baticat e zakonshme, duke arritur gati në një metër, madje në disa momente edhe më shumë. Për krahasim, niveli normal i baticës dhe zbaticës në këtë zonë luhatet zakonisht nga 40 deri në 60 centimetra.

Situata është reflektuar edhe në ankorimin e mjeteve lundruese, ku varkat e lidhura në port janë tendosur fort nga litarët për shkak të ngritjes së papritur të nivelit të ujit. Një tjetër element shqetësues i vërejtur gjatë këtij fenomeni ka qenë dalja e disa peshqve në tokë, një dukuri që zakonisht shoqëron detin e trazuar ose ndryshime të forta dhe të menjëhershme të nivelit të ujit.

 

Të fundit