Flash News

E-TJERA

Baton Haxhiu: Shumica e shqiptarëve ndihen të papërfaqësuar nga partitë

Baton Haxhiu: Shumica e shqiptarëve ndihen të papërfaqësuar
Baton Haxhiu, analist

Analisti Baton Haxhiu shprehet i bindur se shqiptarët ndihen të papërfaqësuar dhe janë të pakënaqur me partitë në vend.

I ftuar në Top Talk, Haxhiut tha se 28% e elektoratit janë të pavendosur.

“Shumica e shqiptarëve janë të pakënaqur me partinë. Ndihen të papërfaqësuar dhe kanë ndërtuar në qëndrimin e tyre si të papërcaktuar. Nuk dihet si do të jetë qëndrimi i tyre, por përvoja tregon se ata realisht, 50% e tyre nuk dalin në zgjedhje fare.

Nuk besoj që ka kohë për t’i kapur ata sepse ky votues gjykon me dy mënyra, të kthehet aty ku ka qenë dhe një pjesë e tyre refuzojnë fare të votojnë. 34% e të anketuarve kërkojnë një qeverisje ndryshe. Nëse një lider i mirë del, shihet që mund ta kapë këtë elektoral. Gjykimi i njerëzve po anon nga qendra”, tha Baton Haxhiu.

Por sa shans ka që ky grup i pavendosur, që ndihet i papërfaqësuar të sjell një parti surprizë në skenë me karakter fetar.

Baton Haxhiu shprehet se është i bindur se shqiptarët nuk do të votonin kurrë për një parti politike ideologjikisht fetare.

Unë e di dhe jam i sigurt, se Shqipëria ka një ritual të besimit fetar, por e kanë më shumë si kulturë se sa bindje dhe shqiptarët nuk do të votonin kurrë për një parti politike ideologjikisht fetare.

E kanë provuar 4 parti me prapavijë fetare edhe puro fetare dhe nuk kane kaluar asnjëherë 2 përqind. Sepse kontigjenti i votuesve me prapavijë fetare nuk kalon asnjëherë mbi 3 përqind”, tha analisti.

Të fundit