Flash News

E-TJERA

Baza e armëve në Sukth, dyshohet se i përket grupit të “Rrumit”

Baza e armëve në Sukth, dyshohet se i përket grupit të

Një tjetër bazë armatimesh u zbulua sot në Sukth, Durrës. Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, 1 palë dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme.

Në pranga është vënë pronari i banesës, ku fshiheshin armët.

Dyshohet se sasia e armëve dhe municioni luftarak i përket grupit të Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut.

Disa ditë më parë u gjeten edhe dy baza armatimesh të tjera, njëra në Vlorë dhe tjetra po në Durrës.

Të fundit