Flash News

E-TJERA

Soreca takon Celibashin: Sfida e KQZ, zbatimi i marrëveshjes së 5 qershorit

Soreca takon Celibashin: Sfida e KQZ, zbatimi i marrëveshjes së 5

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka takuar Kreun e KQZ-ës, Ilirian Celibashin. Sfidat e rëndësishme me të cilat përballet KQZ për të zbatuar me shpejtësi Reformën zgjedhore të 5 qershorit, si dhe mënyrën se si BE mund të sigurojë asistencë teknike kanë qenë temat kryesore që janë diskutuar. Kështu bën me dije Soreca përmes një postimi në Twitter.

Postimi i plotë:

Urova sot Ilirjan Celibashin për emërimin e tij si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve. Ne diskutuam sfidat e rëndësishme me të cilat përballet KQZ për të zbatuar me shpejtësi Reformën zgjedhore të 5 qershorit, si dhe mënyrën se si BE mund të sigurojë asistencë teknike përpara zgjedhjeve të prillit të ardhshëm.

Soreca takon Celibashin: Sfida e KQZ, zbatimi i marrëveshjes së 5

Të fundit