Flash News

E-TJERA

BE hap grupkapitullin 5 me Shqipërinë

BE hap grupkapitullin 5 me Shqipërinë

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë dritën jeshile vijimit të negociatave me vendin tonë për hapjen e grupkapitullit të 5-të.

Ky grupkapitull përfshin Bujqësinë dhe Kohezionin.

Ky është edhe grupkapitulli i fundit i negociatave të anëtarësimit për vendin tonë drejt BE-së. Konferenca e gjashtë ndërqeveritare do të mbahet në mesin e muajit shtator.

Në këtë konferencë do të hapet grupkapitulli i katërt i negociatave, ai për Agjendën e Gjelbër dhe Lidhshmërinë e Qëndrueshme.

 BE-ja i ka kërkuar Shqipërisë që në muajin qershor të paraqesë pozicionin e saj negociues për këtë grup kapitujsh.

Grupkapitulli 4 përfshin: transportin, rrjetet trans-evropiane, përmirësimin e infrastrukturës rrugore asaj hekurudhore si dhe sigurinë.

 Po ashtu, trajtohen çështje që lidhen me sektorin e energjisë, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.

 

Të fundit