Flash News

E-TJERA

BE marrëveshje për të rregulluar përmbajtjen e mediave sociale, detyrimet për Facebook, Twitter dhe Google

BE marrëveshje për të rregulluar përmbajtjen e mediave

Parlamenti Evropian dhe 27 vendet anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje për të detyruar platformat si Facebook, Twitter dhe Google të rregullojnë përmbajtjet e dëmshme në internet si gjuha e urrejtjes dhe dezinformimi.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e përshkroi atë si një marrëveshje "historike" që do të ketë pasoja përtej Evropës.

“Rregullat tona të reja do të mbrojnë përdoruesit në internet, do të sigurojnë lirinë e shprehjes dhe mundësitë për bizneset”, shkroi ajo në Twitter

" Një sinjal i fortë për njerëzit, biznesin dhe vendet në mbarë botën," shtoi von der Leyen.  

Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA) përfaqëson ndryshimin më të madh në ligjin e BE-së në këtë fushë në rreth 20 vjet.

DSA përcakton përgjegjësitë për kompanitë e teknologjisë dhe internetit. Ai prek çështje si gjuha e urrejtjes, përhapja e dezinformatave, shitja e mallrave të paligjshme dhe të falsifikuara dhe mbrojtja e të drejtave themelore.

Kompanitë duhet gjithashtu të rrisin transparencën në lidhje me ndërveprimet me përdoruesit dhe të thjeshtojnë marrëveshjet e përdoruesve.

Të fundit