Flash News

E-TJERA

BE ndalon vendet anëtare të lidhin kontratë për vaksinën

BE ndalon vendet anëtare të lidhin kontratë për

Vendet e BE nuk lejohen të negociojnë marrëveshje të veçanta vaksinash me kompani farmaceutike paralelisht me përpjekjet e Bashkimit Evropian, tha të premten presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas saj e vetmja kornizë mbi të cilën po veprohet është ajo e 27 vendeve anëtare së bashku, me kompanitë farmaceutike që ka rënë dakord BE, shkruan Reuters.

"E vetmja kornizë në të cilën ne jemi duke negociuar është si 27. Ne e bëjmë këtë së bashku dhe asnjë shtet anëtar mbi këtë bazë ligjore detyruese nuk lejohet të negociojë paralelisht ose të ketë një kontratë paralelisht. I gjithë portofoli mbulon 2.3 miliardë doza vaksinash, kështu që kjo është më se e mjaftueshme për të vaksinuar tërë popullatën evropiane," tha Von der Leyen.

Të fundit