Flash News

E-TJERA

BE, në 7 vite 20 mln € për luftën ndaj korrupsionit, Soreca: Duhet ndjekje efektive dhe konkrete

BE, në 7 vite 20 mln € për luftën ndaj korrupsionit, Soreca:
Në foto: Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri , Luigi Soreca foli për krimin dhe korrupsionin në vendin tonë, duke theksuar rolin e gazetarisë investigative për çrrënjosjen e tij.

Në "Javën e Integritetit", të mbajtur sot në Tiranë, Soreca tha se në 7 vitet e fundit, BE-ja e ka dhënë 20 milionë euro për Shqipërinë për të luftuar korrupsionin dhe për të mbështetur ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara.

“7 viteve të fundit, BE-ja e ka dhënë 20 milionë euro për Shqipërinë për të luftuar korrupsionin dhe krimet ekonomike, për të mbështetur ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara dhe për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile.

Nuk ka një masë të vetme magjike që mund të çrrënjosë korrupsionin […] pa një ndjekje efektive dhe konkrete. Po aq e rëndësishme është pasja e një mjedisi ku promovohet gazetaria investigative”, u shpreh Soreca.

Të fundit