Flash News

E-TJERA

BE shtyn nisjen e bisedimeve, analistët: Nuk ka dritë jeshile pa hetimin e zyrtarëve të lartë dhe krimit

BE shtyn nisjen e bisedimeve, analistët: Nuk ka dritë jeshile pa

Analistët Agron Gjekmarkaj dhe Frrok Çupi kanë komentuar vendimin e Bashkimit Evropian për të shtyrë nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ata thonë se problemi kryesor është mosndëshkimi i zyrtarëve të lartë.

Çupi tha në 'Open' se "problemet nuk janë kushtet. Nëse BE nuk do të afrojë në Bashkimin Evropian gjithmonë do të gjejë kushte. Nuk ka produkt, kemi fajtorë të mëdhej që nuk janë përballur me drejtësi. Nuk jep BE dritën jeshile, nëse zyrtarët e lartë nuk shkojnë para gjykatave".

Ndërkohë që Gjekmarkaj shtoi se nuk ka çelje të negociatave, pasi është hetuar krimi i organizuar.

"Më duket "no sens" të mos politizosh një çështje si integrimi. Ka racizëm të Europës ndaj Shqipërisë. Unë këtë e marrë si një refuzim nga Edi Rama. Është një "Jo", pasi SPAK nuk hetuar krimin e organizuar", tha Gjekmarkaj.

 

Të fundit