Flash News

E-TJERA

Becchetti/ Kreu i Konfindustrisë: Qeveria duhet të përgatisë pagesën e radhës

Becchetti/ Kreu i Konfindustrisë: Qeveria duhet të përgatisë

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku deklaroi se Shqipëria nuk mund të dalë nga Arbitrazhi, ndërsa theksoi se qeveria shqiptare tashmë duhet të bëjë gati pagesën e radhës.

Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “Neës24” Buxhuku shtoi se qeveria duhet të marrë përgjegjësinë politike, por edhe individuale.

Rasti i Becchettit tregon se dëmi është edhe më i madh për imazhin e shtetit Shqiptar. Fillimisht jep idenë e një shteti që shkel të drejtat e sipërmarrësve, ul fuqinë konkurruese për të thithur investime, dhe kjo është një kosto tjetër e madhe financiare. Unë nuk besoj se Shqipëria do të dalë nga juridiksioni nga Gjykata e Arbitrazhit.

Edhe sikur të dojë të dalë, në kushtet ku jemi ne, e bëjnë të pamundur për një politikan shqiptarë apo forcë politike që ta largojë Shqipërinë nga Arbitrazhi. Këshilloj qeverinë shqiptare që të përgatisë pagesën e radhës dhe mbi të gjitha të nxjerrë përgjegjësit. Të marrë përgjegjësinë edhe politike, por edhe individuale. Theksoj se duhet të heqin dorë nga krijimi i rasteve të tjera të ngjashme si me rastin Becchetti, të cilat shteti shqiptar të penalizohet nga Gjykata Ndërkombëtare”, tha më tej ai.

 

Të fundit