Flash News

E-TJERA

Begaj takon 3 paraardhësit në detyrë, Topi tregon çfarë u diskutua

Begaj takon 3 paraardhësit në detyrë, Topi tregon

Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj ka takuar mëngjesin e sotëm paraardhësit e tij në detyrë, Alfred Moisiun, Rexhep Mejdanin dhe Bamir Topin.

Ky i fundit ka zbardhur detaje nga takimi. Në një prononcim për “Report Tv” Topi tha se pa premisa për një presidencë dinjitoze në 5 vitet e ardhshme. 

Në takim, sipas Topi,t u diskutua për situatën në rajon, luftën në Ukrainë si dhe për nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe aleancave euro-atlantike.

“Takimi miqësor dhe kortezial. Pashë premisa për një presidencë dinjitozë në këto 5 vite, në funksion të institucionit dhe të integritetit personal. Diskutuam për situatën në rajon, luftën në Ukrainë, nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe aleancave euro-atlantike”, tha Topi.

Kujtojmë që takimi u zhvillua te Pallati i Brigadave. Begaj, i cili u zgjodh president me votat e mazhorancës, ka zhvilluar edhe një takim më herët vetëm me Moisiun. Ai po merr këshilla dhe sugjerime nga paraardhësit e tij, sesi duhet të veprojë sapo të marrë zyrtarisht drejtimin e presidencës.

Të fundit