Flash News

E-TJERA

"Bëjmë ca persona për në Kuvend", si tentuan mbështetësit e Bashës të mbushnin sallën e Pallatit të Kongreseve

"Bëjmë ca persona për në Kuvend", si tentuan

Në media kanë qarkulluar disa mesazhe, ku përkrahës të kryedemokratit Lulzim Basha kërkojnë sa më shumë pjesmarrës për të mbushur sallën e Pallatit të Kongreseve.

Mbështetësi i Bashës i kërkon një të njohuri të tij që t'i sigurojë sa më shumë persona. Ai e pyet nëse është e rëndësishme që të jenë demokratë, por mbështetësi i Bashës i thotë se rëndësi ka numri dhe jo nëse janë me PD. Ai i ka kërkuar të paktën pesë persona, që do të shërbenin sot për të rritur pjesmarrjen.

Mesazhet:

Mbështetësi i Bashës: Pasnesër te Pallati i Kongrese në mbështetje të Lul Bashës. Bëjmë dot ca persona. Të jenë prezent.

Personi tjetër: Çfarë personash? Në përgjithësi apo të PD-së.

Mbështetësi i Bashës: Përgjithësi. S’ka problem. S’na prish punë të jenë të PD apo jo.

Personi tjetër: Sa veta duhen afërsisht vëlla që të bisedojmë?

Mbështetësi i Bashës: Të paktën 5 persona.

"Bëjmë ca persona për në Kuvend", si tentuan

Të fundit