Flash News

E-TJERA

Beleri në Administrative, kërkon anullimin e dekretit të Begaj për zgjedhjet në Himarë

Beleri në Administrative, kërkon anullimin e dekretit të Begaj

Në Gjykatën Administrative vijon seanca ku Fredi Beleri kërkon pavlefshmëri të dekretit të Presidentit të Republikës lidhur me shpalljen e zgjedhjeve për kryebashkiak të Himarës në 4 gusht.

Beleri pretendon se në rastin e caktimit të datës së zgjedhjeve janë shkelur të gjitha procedurat dhe dispozitat ligjore.

Beleri iu drejtua Gjykatës Administrative menjëherë pasi Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, vetëm pak orë pasi KQZ shpalli vakancën dhe Kryeministria i kërkoi Kreut të Shtetit të caktonte datën se ku do të zhvillohej procesi.

Të fundit