Flash News

E-TJERA

Belsh/ 39-vjeçarja aksidenton për vdekje drejtuesin e motoçikletës, në spital pasagjerja

Belsh/ 39-vjeçarja aksidenton për vdekje drejtuesin e

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Belsh-Kuçovë.

Sipas policisë, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan, ka përplasur një motoçikletë me drejtues shtetasin S. B., i cili ka ndërruar jetë.

Si pasojë e aksidentit është plagosur edhe shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçikletë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

“Në aksin rrugor Belsh – Kuçovë, në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volkswagen”,  me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan , është përplasur  me një motoçikletë me drejtues shtetasin S. B.,  banues në fshatin Dëshiran.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën  drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçikletë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia./

Të fundit