Flash News

E-TJERA

“Bënte pastrim parash”, ish-e dashura e McGonigal rrëfen ç’i kërkonte Rama sa herë vizitonte Shqipërinë

“Bënte pastrim parash”, ish-e dashura e McGonigal rrëfen

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal ka folur për herë të parë në një ekran shqiptar, duke rrëfyer detaje për raportet e ish-agjentit të FBI-së me kryeministrin Edi Rama.

Duke folur në Syri tv, Guerriero tregoi se çfarë e lidhte ish agjentin e FBI me vizitat e herëpashershme që bënte në Shqipëri. Ajo thotë se ishte një kërkesë e Ramës që të punonte për të ndarë aftësitë e SHBA.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Edi Rama para se të bëhej publik, betohej se McGonigal ishte një mik i tij. Pas publikimit të skandalit e mohoi, duke thënë se nuk ishte mik i im. A ishte McGonigal, mik i Ramës?

Allison Guerrero: E di që ishin miq të afërt, personalë, sepse e kam dëgjuar që Edi Rama e kontaktonte në telefon personalisht. Kam qenë vetë e pranishme kur ka folur. Edi Rama është duke gënjyer nëse ai thotë se nuk janë njohur dhe nuk janë miq.

Çim Peka: Gjatë kohës që keni bashkëjetuar me McGonigal, a ishit në dijeni se ai udhëtonte shpesh në Shqipëri.

Allison Guerrero: Po, e dija.

Çim Peka: A e keni pyetur ndonjëherë se çfarë e lidhte me Shqipërinë dhe çfarë misioni po kryente?

Allison Guerrero: Po e kam pyetur. Ai më thoshte se shkonte në Tiranë të punonte atje me agjencitë ligjzbatuese. Ishte një kërkesë e Ramës që të punonte për të ndarë aftësitë e SHBA, për të ndarë aleatin e SHBA, Shqipërinë. Dhe më thoshte se punonte shumë afër me Ramën. Dhe mbi të gjitha ishte dhe nën mbikëqyrjen e drejtorit të FBI.

Çim Peka: Ju keni treguar se FBI ju ka kontaktuar dhe ju tregoi një foto të Edi Ramës dhe ju pyeti nëse e njihni këtë person.

Allison Guerrero: Po është e vërtetë. Është një foto që e kishta postuar në Tëitter, një foto që ja kisha bërë Edi Ramës dhe Charles McGonigal dhe kisha shkruar se pse, ky lejohet të shoqërohet me personalitete te huaja, ndërkohë që bën pastrim parash. Në këtë mënyrë tërhoqa vëmendjen e FBI-së, pas dy vitesh që po përpiqesha ta dorëzoja në FBI.

 

Të fundit