Flash News

E-TJERA

Bëri atentat ndaj kreut të Policisë Bashkiake, i ati thirrje publike të birit: Kam ardhur në Shqipëri, dorëzohu një orë e më parë!

Bëri atentat ndaj kreut të Policisë Bashkiake, i ati thirrje

Arben Hasanaj i ka bërë thirrje publike djalit të tij 19-vjeçar të dorëzohet pas atentatit që bëri ndaj kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasanaj i kërkon djalit të tij, Ilirit, që të dorëzohet sa më parë në Drejtorinë, Komisariat apo pikën më të afërt të Policisë.

“Thirrje publike
Drejtuar djalit tem Ilirianit te dorezohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit.
I lutem çdo njeriu qe din apo ka dijeni te me njoftoje.????
Baba i jot te pret nje ore e me pare kam ardh jam ne Shqiperi.
Baba te ka shpirt”, shkruan Arben Hasanaj.

Kujtojmë se, 19-vjeçari Ilirian Hasanaj kreu atentat me armë zjarri ndaj kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj, nga i cili mbeti i plagosur edhe babai i tij, Xhelal Hasanaj.

Bëri atentat ndaj kreut të Policisë Bashkiake, i ati thirrje

Të fundit