Flash News

E-TJERA

Berisha/ Iris Luarasi: Basha në situatë të vështirë, të tregojë se ka këllqe

Berisha/ Iris Luarasi: Basha në situatë të vështirë,

Pedagogia Iris Luarasi deklaron se kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet në një situatë të vështirë sa i takon vendimit që duhet të marrë në raport me ish kryeministrin Sali Berisha pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

E ftuar në “Log.” në ABC , Luarasi tha se deri tani situata është as mish as peshk, ndaj Basha duhet të dalë me një vendim konkret.

Nuk mendoj se ka qenë Amerika që ka uzurpuar partitë politike në Shqipëri. Flamuri amerikan është pjesë e pandarë në fushata elektorale. Nuk do të doja kurrë të isha në këpucët e Lulzim Bashës. Është një vendim i rëndësishëm dhe i rëndë politik, po duhet ta marrë.

Duhet të tregosh që ke këllqe. Deri tani situata është as mish as peshk. Asnjë përballje për të treguar që duam prova, ose elementi tjetër,” tha Luarasi.

Të fundit