Flash News

E-TJERA

‘Non grata’ nga DASH, Meta publikon SMS që i nisi Berishës: "Fletërrufe" e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë

‘Non grata’ nga DASH, Meta publikon SMS që i nisi

Vjen reagimi i parë nga presidenti Ilir Meta pasi DASH shpalli ‘non grata’ ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Në një postim në Facebook, Meta e ka cilësuar vendimin si një "fletërrufe" të porositur nga Tirana dhe se sipas tij jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht.

Po ashtu, Meta bën publik mesazhin që i ka dërguar Berishës dhe familjes së tij ditën e enjte, pas informacioneve, që sipas tij ka marrë nga burime të ndryshme dhe të besueshme.

“Të dashur qytetarë shqiptarë dhe bashkëkombas kudo në botë,

Si President i Republikës së Shqipërisë ndjej përgjegjësinë e lartë të ndaj me Ju vlerësimin tim lidhur me "fletërrufenë" e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër z.Sali Berisha, Presidentit të parë demokratik të vendit.

Kjo "fletërrufe" jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik.

Duke u bërë thirrje të gjithëve të zbatojnë me rigorozitet ligjin, si dhe të gjitha kërkesat e Kodit Zgjedhor lidhur me procesin e 25 prillit, pasi kjo është dhe mbetet çështja më e rëndësishme aktualisht, ndjej përgjegjësinë të ndaj me secilin prej jush, mesazhin e solidaritetit, që i kam dërguar z.Sali Berisha dhe familjes së Tij ditën e enjte paradite, pas informacioneve, që mora nga burime të ndryshme dhe të besueshme:

"Përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe solidaritet për Ju, Lilin dhe Familjen tuaj pas këtij akti të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër. Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë.

Të fala!", shkruan Meta.

Të fundit