Flash News

E-TJERA

Berisha: Paranojat e Edi Ramës mbushin Parlamentin me gardistë!

Berisha: Paranojat e Edi Ramës mbushin Parlamentin me gardistë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për praninë e shtuar të gardistëve në sallën e Kuvendit sa herë që Edi Rama merr fjalën.

“Por kujt i ruhet Edi Rama në një nga institucionet më të sigurta në vend? Në Parlament, e vetmja armë që mund të futet brenda është e vërteta,” - shkruan Berisha në një postim në Facebook.

Sipas tij, prania e gardistëve tregon paranojën e një kryeministri që kërkon të shtypë të vërtetën dhe zërat kritikë në Kuvend.

Mesazhi:

Sa herë Rama flet në foltore, Parlamenti mbushet me gardistë! Nga çfarë ka frikë Edi Rama?!

Vetëm në pjesën ballore të Parlamentit, sapo Edi Rama doli në foltore, u shfaqën 6 gardistë. Këto janë qartazi paranojat e një njeriu i cili jeton në çdo moment me frikë. Por kujt i ruhet Edi Rama në një nga institucionet më të sigurta në vend?! Në atë Parlament e vetmja ARMË e cila lehtësisht mund të futet brenda është E VËRTETA. Ndaj dhe Edi Rama mundohet që me ministrat, deputetët dhe gardistët patronazhistë, të sigurohet që e vërteta të mbytet, dhunohet apo përjashtohet nga salla. #sb

Të fundit