Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për Bashën: Sikur e ka nxjerrë Enveri nga hundët

Berisha për Bashën: Sikur e ka nxjerrë Enveri nga hundët

Në takimin me gratë demokrate, Sali Berisha ka paralajmëruar Bashën dhe Ramën për zhvillimin e anti-kuvendit me 19 dhjetor të këtij viti.  

Berisha tha për Bashën nuk kuptohet ndryshe sjellja e tij prej diktatori, veç nëse është shkolluar në Kore të Veriut apo ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hundët.

"Ai në fakt erdhi dhe po ikën sikur nuk ishte. Del një ditë dhe thotë pa asnjë lloj konsulte dhe merr në telefon zonjën Vokshi dhe i thotë se kam shpallur zgjedhjet e LDG. Të njëjtën gjë bëri dhe me FRPD. Pra sikur të ishte shkolluar në Kore të Veriut apo ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hundët ndryshe nuk shpjegohet sjellja e tij. Njeri që nuk besohet. Ndaj dhe në datë 11 duhet të bashkohemi të gjithë, ftoj edhe ata që akoma e mbështesin atë të bashkohen me ne. 18 është anti-Kuvendi dhe dita e turpit e Ramës dhe po e paralajmëroi se me këtë akt ke treguar se nuk ke asnjë normë demokratike në botëkuptimin tënd. Se këto i ka bërë daja yt në 1990 Spiro Koleka thoshte që të fuste tanket ndaj studentëve. Ata nuk e dëgjuan, por Rama nuk ka tanket por ka Bashën dhe pengjet. Ndaj dhe ne ti përgjigjemi Ramës se nëse do luaj me anti-Kuvende ne do ti përgjigjemi me vrullin e pandalshëm të revolucionit tonë fitimtar,"- tha ish-kryeministri Berisha.

 

Të fundit