Flash News

E-TJERA

Berisha: Sandër Lleshaj do shkarkohet, kush e komunikoi mbrëmë vendimin

Berisha: Sandër Lleshaj do shkarkohet, kush e komunikoi
Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj dhe ish-kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha shkruan se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj do të shkarkohet.

Një ditë pas protestës së shoqëruare me tension dhe incidente për vrasjen e të riut, Klodian Rasha, Berisha shkruan se ky vendim është komunikuar nga Baton haxhiu mbrëmë në emisionin Opinion.

Postimi i Berishës:

Leshaj ministri i trete qe shkarkohet nga Baton Stanishiqi!

Miq, ata qe ndoqen mbreme ne TV Klan emisionin Opinion te Blendi Fevziut, kuptuan qarte se fati i Gjeneral Hashashit ishte vendosur. Vendimin e komunikoi si me plotfuqi Baton Stanishiq.

Natyrisht nuk kam dhe nuk mund te kem asnje keqardhje per largimin e Leshajt por nuk mund te pajtohem me faktin qe vendimet per kabinetin ne Tirane merren njelloj si 75 vjet me pare ne Beograd.

Miq, Lleshaj i cili politikisht ndjese paste nuk eshte i pari minister qe shkarkohet nga Baton Stanishiqi.

Para tij jane edhe Xhafaj dhe ne paraemerim por pas komunikimit nga Rama eshte edhe Veton Surroi, te cilin Beogradi nuk mund ta pranonte per shkak te qendrimit te palekundur qe ai ka mbajtur per pavaresine e Kosoves.

Berisha: Sandër Lleshaj do shkarkohet, kush e komunikoi

 

 

Të fundit