Flash News

E-TJERA

Besart Kadia debat me eksperten e PD: Programi juaj, fatkeqësia e tretë pas pandemisë e tërmetit

Besart Kadia debat me eksperten e PD: Programi juaj, fatkeqësia e

Zëvendësministri i Financave, Besart Kadia ka debatuar me eksperten e PD-së Suzana Guxhulli lidhur me programin ekonomik të prezantuar javën e shkuar nga PD.

Të ftuar në “Real Story”, Kadia e cilësoi programin ekonomik të PD si fatkeqësinë e tretë për Shqipërinë pas pandemisë dhe tërmetit, por është kundërshtuar nga ekspertja e PD-së Suzana Guxhulli, e cila tha se programi është tërësisht i mundur dhe i zbatueshëm.

Pjesë nga debati:

Besart Kadia: Çdo vizion, çdo program bëhet mbi analizën e situatës aktuale. Në situatën ku jemi e kemi një borxh, ky program i paraqitur e supozon një realitet ekonomik fiskal tjetër. Serbia ka taksë të sheshtë 10% ndërsa dividentin 15% ka taksë progresive. Maqedonia është më e mbyllur, ka bërë strategji që të ishte atraktive. Ka papunësi sa neve dhe më shumë, ka pasur të njëjtat efekte edhe nga kriza edhe në rastet e mbylljes nga pandemia.

Suzana Guxholli: Na lë me 10 vite dritë pas…

Besart Kadia: Fabula juaj është që ne jemi dështim ata sukses…Thua ti 80 mln euro për ushqim do ua japësh fëmijëve në shkolla, po t’i kishim kaq lekë i kishim bërë universitetet si Oksfordi… Lërini fasadat. Ky program është fatkeqësia e tretë pas pandemisë dhe tërmetit. Është fatkeqësi se Shqipëria s’mund të bëjë këto lloj shpenzimesh. Ditën e parë të qeverisjes ju vjen tek zyra FMN dhe BB dhe do ju shtyjë këtë programin. Bëhuni seriozë do ju thonë.

Suzana Guxholli: Marr rastin e kushëririt tim, do kërkojmë riskedulim të kredisë për bizneset. Nëse kredia ishte 10 mijë euro, interesi 4 mijë ky biznes nuk do paguante më 14 por 18 mijë euro, Nëse donte ta ndihmonte qeveria duhet t’i paguante këtë diferencën që po paguan shtesë ai.

Guxhulli i drejtohet Kadisë: …dy muaj para ishe më ekstrem se mua ti, tani ke ndryshuar

Kadia: Vazhdo me kushëririn ti, kot tani muhabet kushërinjsh. Në kohë të vështirja ka nevojë për njerëz realistë jo për ëndërrimtarë.

Guxholli: Pse nuk bën edhe PS një program, të dalë me program

 

 

 

Të fundit