Flash News

E-TJERA

Besimi në SPAK ‘çështje politike’ për shqiptarët, çfarë thonë votuesit e majtë dhe të djathtë

Besimi në SPAK ‘çështje politike’ për

Shqiptarët kanë qëndrime të kundërta dhe shfaqin “preferenca politike” sa i përket besimit tek institucionet e drejtësisë.

Sondazhi i Barometrit në "Euronews Albania" evidentoi se 41% e shqiptarëve kanë besim te Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërsa 30 % e tyre nuk besojnë.

Votuesit e Partisë Socialiste janë më besnikët ndaj SPAK-ut. Sipas gjetjeve, 75% e tyre besojnë te puna e këtij institucioni.

Ndërsa votuesit e djathtë kanë më pak besim te SPAK, pasi 16% e tyre nuk besojnë tek institucionet e reja të drejtësisë.

Për realizimin e këtij sondazhi u pyetën 1 mijë qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë në periudhën 10-28 gusht 2021.

 

Të fundit