Flash News

E-TJERA

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën.

Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin.

“Krishti u ngjall, vërtet u ngjall!”, ka qenë refreni i të gjithë besimtarëve ortodoksë këtë të diel të cilët kanë kremtuar festën e Pashkës, që simbolizon triumfin e jetës ndaj të keqes, vdekjes.

Besimtarët kanë ndezur qirinj në “Katedralen Ortodokse Ngjallja e Krishtit” për të çuar në shtëpi dritë nga drita e Jezu Krishtit i cili tanimë u ngjall vërtetë.

Të fundit