Flash News

E-TJERA

Besnik Bare: Të kufizohet trafiku, ndikon në përhapjen e COVID-19

Besnik Bare: Të kufizohet trafiku, ndikon në përhapjen e COVID-19

Profesori i biokimisë, Besnik Bare u shpreh se virusi përhapet më tepër në vendet e zhvilluara, duke theksuar se sa më i ndotur të jetë mjedisi aq më shumë stimulohet përhapja e koronavirusit.

Bare tha për "Arena" se duhet të kufizohet trafiku, pasi është provuar si faktor për përhapjen e infeksionit Covid.

"Si masë paraprake para se të shkohet te mbyllja, duhet të kufizojmë trafikun se është provuar si faktori për përhapjen e infeksionit. Kam folur në mënyrë periferike me ekspertët e shëndetësisë në vend për këtë gjë.

Në nivel globale duke u bërë monitorimi i PM 2.5 në shumë vende ka rezultuar se vdekshmëria për shkak të cilësisë së ajrit te personat me Covid është rreth 25%. Vendet që kanë nivel më të ulët të PM 2.5 janë vendet baltike", tha Bare.

 

 

Të fundit