Flash News

E-TJERA

Zyrtarizimi i shkarkimit të Bashës/ Besnik Mustafaj hedh votën: PD ishte sot në referendum

Zyrtarizimi i shkarkimit të Bashës/ Besnik Mustafaj hedh votën:

Shkrimtari Besnik Mustafaj ka hedhur votën e tij në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Mustafaj ka ndarë një foto nga momenti i votimit. “Unë votova qysh në mëngjes. PD ishte sot në referendum”, shkruan Mustafaj.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Besnik Mustafaj e konsideroi LulzimBashën si një politikan pa shtyllë kurrizore dhe Kuvendin e mbajtur më 18 Dhjetor, një ngrehinë.

“Në të folmen e përditshme, për politikanët e këtij kallëpi thuhet zakonisht se janë pa shtyllë kurrizore. Kështu që edhe tentativa e tyre për të mbledhur një kuvend bis me 18 dhjetor më duket pa asnjë themel. Dhe, si të gjitha ngrehinat pa themel, do të shembet sa pa iu hedhur ende çatia”, shkruante Mustafaj në shkrim.

Të fundit