Flash News
Stuhia shkakton të lënduar në Sarandë, humb jetën një punonjës i OSHEE-së gjatë riparimit të rrjetit elektrik
Stuhia godet edhe Shqipërinë, era e fortë boshatis Lungomaren në Vlorë
Sekuestrohen 770 kg k*kainë në Itali, shumica e paketimeve me flamur serb
“Rama ik”, protestuesit mblidhen sërish në Tiranë pas 52 ditësh qëndresë
Zjarr pranë banesave në Elbasan, shpërthime gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve
Beteja për Dibrën, qarku i varfër nën hijen e krimeve të shkuara elektorale

Qarku i Dibrës është qarku i tretë më i vogël në Shqipëri pas Kukësit e Gjirokastrës dhe pritet të mandatojë 5 deputetë më 11 maj. Dibra është gjithashtu qarku që gjatë dy dekadave të fundit, ka njohur disa nga ndryshimet më trullosëse politike, ndryshime të cilat, larg të qenit pasojë e ndonjë temperamenti lokal për kërkim të larmishmërisë politike, janë produkt i disa prej krimeve zgjedhore më të mirëdokumentuara dhe të shëmtuara në historinë e re të Shqipërisë.
Qarku ka gjithsej rreth 130 mijë votues dhe ky numër ka qenë pothuajse konstant përgjatë tre zgjedhjeve të fundit. Pjesëmarrja në votime ka rënë nga 60% në vitin 2013, në 53% në vitin 2021 dhe në 45% në zgjedhjet për pushtetin vendor 2023.
Rezultati i zgjedhjeve të vitit 2009 ishte solid për Partinë Demokratike, me 58% të votave të marra nga koalicioni i saj, ndërsa koalicioni i socialistëve mori 32% dhe një koalicion i drejtuar nga LSI mori 6%. Në atë kohë në Dibër zgjidheshin 6 deputetë dhe ndarja e votave të opozitës së kohës, pra PS-së dhe LSI-së, i dha PD-së katër mandate, duke lënë PS-në me dy dhe LSI-në me vota të djegura.
Situata ndryshoi katërcipërisht në zgjedhjet e vitit 2013, kur PS dhe LSI garuan në koalicion bashkë dhe arritën të marrin 49% të votave, duke lënë PD-në dhe koalicionin e saj me 46%. Rrjedhimisht, të gjashtë mandatet e qarkut u ndanë 3 me 3, ku në radhët e të majtës së kohës, njëri mandat u fitua nga LSI dhe 2 nga PS. Rezultati ishte gjithsesi domethënës për shkak se ndryshimi në krahasim me vitin 2009 ishte drastik. Në zgjedhjet e vitit 2009, koalicioni i PS dhe koalicioni i LSI fituan bashkërisht 38% të votave, ndërsa katër vjet më vonë, rezultati i tyre u përmirësua në 49%, mes akuzave për përdorim masiv të blerjes së votave nga ana e LSI-së.
Koalicioni i madh PS-LSI realizoi një prej fitoreve kyçe në Dibër më 2013 dhe duket se po aty filloi të rrëzohej nga brenda. Në maj 2016, një skandal seksual u zbulua me kryebashkiakun e kohës së Dibrës, Shukri Xhelili dhe në shtator të atij viti, socialistët hynë në aleancë me një numër të fortësh të zonës, të njohur ironikisht si “Faktori Çam” për shkak se garonin në emër të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet pa pasur ndonjë lidhje reale me çështjen çame apo me komunitetet e shqiptarëve të dëbuar nga Greqia në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.
“Faktori Çam” dhe vetë PS realizuan një fitore spektakolare në zgjedhjet e parakohshme për kryebashkiak në shtator 2016, pa e ditur se një denoncim i Partisë Demokratike në prokurori kishte sjellë vënien në përgjim të shumë prej strukturave. Prokuroria nuk veproi në fakt as për ta parandaluar krimin zgjedhor dhe as për ta ndëshkuar atë pasi ndodhi, por materialet hetimore, të cilat rrodhën në media vite më vonë, zbuluan episodin më domethënës të krimit zgjedhor në Shqipëri dhe vunë në pah gjithashtu mungesën e skrupujve nga socialistët për të përdorur çfarëdolloj manipulimi, nga dhuna e hapur dhe blerja e votave me para, te pushimi nga puna i mbështetësve të opozitës apo heqja e ndihmës ekonomike për familjet që refuzonin të bashkëpunonin.
Në zgjedhjet e vitit 2017, i ashtuquajturi “Faktori Çam” në Dibër fitoi gati 13 mijë vota dhe një mandat deputeti, i cili, nominalisht ishte i pavarur nga PS, por praktikisht ishte mbështetëse e Ramës. Ky ishte një nga tre mandatet që PDIU fitoi në ato zgjedhje, me dy të tjerat në Elbasan, por në të dyja rastet, me pjesëmarrjen e dokumentuar të strukturave të krimit të organizuar.
Rezultati final i zgjedhjeve të vitit 2017 ishte që, socialistët morën 35% të votave, PD ra në 30%, LSI dhe PDIU morën secila nga 17% duke ndarë të gjashtë mandatet e qarkut 2,2,1,1. Qarku i vogël u bë në këtë mënyrë, veçanërisht shumëngjyrësh me katër parti të prezantuara nominalisht në parlament.
Sa i përket aleancës PS-Faktori Çam, në shkurt 2018, këta të dytët duket se përdorën shkopa bejsbolli në një mosmarrëveshje mbi ndarjen e plaçkës së fitores në formën e vendeve të punës në sektorin publik të zonës.
Në zgjedhjet e vitit 2021, një angazhim i demokratëve kundër blerjes së votave siguroi një rast të dokumentuar më së miri të zyrtarëve publikë që kishin dalë të blinin votat për socialistët.
Rezultati final ishte që demokratët arritën të rekuperonin humbjet shumëvjeçare në vota dhe fituan me një shumicë të ngushtë kundrejt socialistëve. Lëvizja Socialiste për Integrim arriti sërish të fitojë mbi 4 mijë vota në këtë qark, por ndarja e votave në këtë rast nuk pati efekt në rezultat. Demokratët morën 3 mandate deputetësh, ndërsa PS fitoi dy mandate.
Në zgjedhjet për pushtetin vendor 2023, kandidatët e PS fituan me forcë dhe me diferencë të thellë votash të katra bashkitë e qarkut, ndërsa elementët vendorë të “Faktorit Çam” kësaj here u shfaqën si kandidatë për këshilltarë të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit. Në të katra bashkitë, socialdemokratët arritën të marrin pothuajse 6 mijë vota për këshilltarë. Këto vota, nëse fitohen sërish në zgjedhjet e 11 majit, nuk do të mjaftojnë dhe janë shumë larg sigurimit të një mandati, por, duke qenë se Dibra zgjedh pesë mandate, pra është nga qarqet që ka numër tek, çdo votë vlen dhe varet shumë se cilës palë i gërrhyen këto vota. Pasi në garën mes maxhorancës dhe opozitës, mandatin e pestë e fiton ajo palë që arrin të marrë qoftë edhe një votë të vetme më shumë se sa tjetra.
Në zgjedhjet e vitit 2021, demokratët fituan 278 vota më shumë se sa socialistët dhe kjo diferencë u dha mandatin. Nëse llogariten bashkë me LSI-në, e cila mori rreth 4500 vota, natyrisht që rezultati ishte shumë më i thellë se sa kaq, por është e paqartë nëse LSI, e cila ka qenë makineri elektorale në të shkuarën, ka ende të njëjtën forcë në qark pas tetë vitesh në opozitë.
Profili demografik e social
Qarku i Dibrës shtrihet në zonë kodrinore e malore, me popullsi në shumicë dërrmuese rurale, me aktivitet ekonomik të përzjerë, pjesërisht bujqësi e blegtori dhe pjesërisht industri minerare, me turizmin malor që po zhvillohet gjatë viteve të fundit. Qarku numëroi 107 mijë banorë rezidentë në Censin e vitit 2023, me rënie 22% në krahasim me vitin 2011 dhe 43% në krahasim me vitin 2001.
Rreth 35% e popullsisë jeton në qytetet Peshkopi, Bulqizë, Klos dhe Burrel, ndërsa 65% banon në një territor të gjerë zonash rurale.
Kandidatët
Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, kryeson listën e mbyllur të Partisë Demokratike në opozitë, ndërsa Blendi Klosi kryeson atë të socialistëve. Në listën e mbyllur të demokratëve gjendet edhe Denisa Vata, e diplomuar për arte kinematografike që jeton në Mat, ndërsa Alma Selami, drejtoreshë shkolle dhe funksionare e administratës socialiste është e dyta në listën e PS-së. Sipas gjasave, këta të katërt janë në listat fituese të të dyja palëve, pasi secila pritet të marrë dy mandate dhe diskutimi është vetëm se kush do të marrë mandatin e pestë dhe të fundit. Plot dhjetë kandidatë, pesë nga secila palë, po përplasen për këtë mandat të fundit, përfshirë ish-ushtarakun Xhemal Gjunkshi, deputet aktual, ish-deputetin e LSI, Përparim Spahiu, i cili ka punuar në sektorin financiar privat para se të angazhohej në politikë, apo gazetarin Basir Çollaku.
Agron Malaj, i cili ka qenë kryetar bashkie i Burrelit deri së fundi, po shpreson të marrë këtë mandat për socialistët, duke garuar si me kundërshtarët, ashtu edhe me kolegët e tij socialistë: Danjel Gjura, drejtor hipotekash dhe i shërbimeve të transportit rrugor në qark, Dritan Selishtën, drejtorin e Tatimeve, dhe Murat Danin, një i ri. Në listë gjendet edhe Valentina Haliti, drejtoreshë shkolle dhe kryetare qarku për socialistët dhe Alketa Agolli për demokratët, e cila në jetëshkrimin e saj thotë se ka punuar si juriste në spitalin rajonal Vlorë.
Besjan Kica, i cili deklaron punësimin e tij si “fermer”, i vetmi i hasur nga rishikimi i jetëshkrimeve të kandidatëve nga BIRN që ka këtë profesion, udhëheq listën e kandiatëve të Lëvizjes Bashkë, parti për të cilën garojnë dhe dy minatorë, një guidë turistike, një recepsioniste dhe një punonjëse call centre./ BIRN
Të fundit
Zjarr në landfillin e mbetjeve, tymi toksik pushton Fushë-Krujën
22 July 2026, 08:39
Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, rekord në Europë
22 July 2026, 08:14
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
22 July 2026, 08:16
Masa ajrore të paqëndrueshme dhe shi, si parashikohet moti për këtë të mërkurë
22 July 2026, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 July 2026, 07:49
Në prag të 41-vjetorit, Modrić zgjedh të mos tërhiqet dhe rinovon me Milanin
21 July 2026, 22:55
Stuhia godet edhe Shqipërinë, era e fortë boshatis Lungomaren në Vlorë
21 July 2026, 22:34
Sekuestrohen 770 kg k*kainë në Itali, shumica e paketimeve me flamur serb
21 July 2026, 21:46
Moti i keq në Kosovë, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë
21 July 2026, 21:05
Protesta përballë “algoritmit” të Ramës, flasin zërat e angazhuar nga sheshi
21 July 2026, 19:39
“Rama ik”, protestuesit mblidhen sërish në Tiranë pas 52 ditësh qëndresë
21 July 2026, 19:12
Nga Amerika Latine në Kosovë/ Si trafikohen gratë për shërbime sek*uale?
21 July 2026, 18:23
Nico Williams ia dedikon Neymar trofeun e Kupës së Botës
21 July 2026, 18:05
Pas tre vitesh në Tiranë, Silvio Gonzato mbyll misionin në Shqipëri
21 July 2026, 17:41
Zjarr pranë banesave në Elbasan, shpërthime gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve
21 July 2026, 17:22
Blendi Gonxhja fyen protestuesit: Një tufë budallenjsh që gjuajnë me gurë
21 July 2026, 16:55
Krimineli kthehet në vendin e krimit!
21 July 2026, 15:54
Pse të gjithë duan një Ujor në jetën e tyre?
21 July 2026, 14:47
Shqiptarët në shesh për hallet, Gonxhja në hall për JLo-në
21 July 2026, 14:29
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt për afatet e paraburgimit
21 July 2026, 13:54
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
21 July 2026, 13:10
Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit fundosin Ramën, SPAK të nisë hetimet
21 July 2026, 12:59
A gaboi ndonjëherë Ajnshtajni?
21 July 2026, 12:32
Ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi paraqitet në GJKKO
21 July 2026, 12:14
Meta kundërshton Prokurorinë, kërkon hetim për punonjësit e paraburgimit 313
21 July 2026, 12:01
U transportua në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë
21 July 2026, 11:37
Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt
21 July 2026, 11:12
Haxhiu vulos largimet e 7 prokurorëve serbë
21 July 2026, 10:53
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?
21 July 2026, 10:30
Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i kartelit të “Sinaloas”
21 July 2026, 10:00
Korçë/ 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda automjetit të djegur
21 July 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
21 July 2026, 08:50
Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë
21 July 2026, 08:34
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
21 July 2026, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 July 2026, 07:43
Pse pirja e alkoolit gjatë ditës ju bën të ndiheni më të dehur
20 July 2026, 22:58
Artan Hoxha jep detaje për plagosjen e 3 të rinjve në Elbasan
20 July 2026, 22:50
Cako: Do na ndryshojnë mendimet me valë, prisni një “sulm” të alienëve
20 July 2026, 22:31
Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, shpëtohet turistja 10-vjeçare
20 July 2026, 21:49
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan, 3 të plagosur
20 July 2026, 21:26
Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, plagoset kamarieri
20 July 2026, 21:07
Zjarr masiv në një apartament në Greqi, evakuohen banorët
20 July 2026, 20:48
Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë
20 July 2026, 20:21
Eurodeputeti paralajmëron Ramën: BE po i ndjek paratë, do të ketë pasoja
20 July 2026, 19:41
Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
20 July 2026, 19:27
I dënuar për drogë, arrestohet pas 14 vitesh shqiptari në Itali
20 July 2026, 19:02
Shqipëria e kërkonte për evazion fiskal, biznesmeni italian kapet në hotel
20 July 2026, 18:37
Ndotja e ajrit në nivele alarmante, shteti ‘mbyll sytë’
20 July 2026, 18:01
Seanca plenare shtyhet për të enjten pas tensioneve
20 July 2026, 17:30
Shqipëria "digjet" nga i nxehti, deri në 47°C, ja kur vjen freskimi
20 July 2026, 16:46
Ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, 58-vjeçari gjendet i vdekur
20 July 2026, 16:21
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir
20 July 2026, 16:01
Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe përmbyset disa herë
20 July 2026, 14:56
10 kombëtaret më të mira në historinë e Botërorit
20 July 2026, 14:40
Andy Burnham emërohet zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe
20 July 2026, 14:24
Dy ligje që nuk zgjidhin problemet reale të bujqësisë shqiptare
20 July 2026, 13:59