Flash News

E-TJERA

Biden mesazh Begajt për bashkëpunimin strategjik SHBA-Shqipëri

Biden mesazh Begajt për bashkëpunimin strategjik SHBA-Shqipëri

Presidenti Bajram Begaj mori sot, gjatë takimit me përfaqësuesen e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, një mesazh mirënjohjeje nga Joe Biden. Presidenca ka zbardhur mesazhin e Biden.

“Si aleatë të NATO-s, kemi punuar së bashku për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në të gjithë botën”, ka thënë presidenti amerikan.

Biden ka vlerësuar ndihmën e Shqipërisë për strehimin e refugjatëve ukrainas dhe afgan.

“SHBA mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar në mënyrë domethënëse dhe të vazhdueshme Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes kibernetike, përfshirë mbështetjen financiare dhe ngritjen e një grupi pune për sigurinë kibernetike”, theksohet në mesazh. 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit