Flash News

E-TJERA

Bie aksidentalisht në pus, humb jetën i moshuari

Bie aksidentalisht në pus, humb jetën i moshuari
Foto ilustruese

Një i moshuar është gjetur rreth mesnatës i mbytur në pus. Policia dyshon se 81-vjeçari ka rënë aksidentalisht në pus dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund i Ri, Durrës, rreth orës 23:30.

“Më datë 14.06.2021, rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri, Durrës, pranë banesës së tij është  gjetur i mbytur në pus shtetasi A. L., 81 vjeç, i cili nga veprimet hetimore dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit