Flash News

E-TJERA

Bie aksidentalisht nga tarraca, ndërron jetë 67-vjeçarja

Bie aksidentalisht nga tarraca, ndërron jetë 67-vjeçarja

Një 67-vjeçare ka humbur jetën, pasi ka rënë aksidentalisht nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar. Policia bën me dije se viktima ka inicialet S. Ç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në rrugën "Fadil Deliu". Sipas policisë, 67-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

“Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën "Fadil Deliu", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit