Flash News

E-TJERA

Ishte duke punuar, rrëzohet punonjësi i Ujësjellësit në malin e Çikës

Ishte duke punuar, rrëzohet punonjësi i Ujësjellësit në

Një grup punonjësish të Ujësjellësit kanë qenë duke punuar në malin e Çikës. Njëri prej tyre është rrëzuar aksidentalisht dhe është dëmtuar.

Policia njofton se shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje për të transportuar të plagosurin në spital.

“Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital”, njofton policia.

 

Të fundit