Flash News

E-TJERA

Bie në Lanë autobusi i Unazës në Tiranë, 6 persona të plagosur

Bie në Lanë autobusi i Unazës në Tiranë, 6 persona
Foto nga vendi i ngjarjes

Autobusi i linjës së Unazës ka rënë në lumin Lanë.

Nga të dhënat e para mësohet se autobusi u përplas me një automjet, e për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Lanë.

 Ngjarja ka ndodhur pranë Kinema 'Agimi' dhe në momentin e aksidentit, autobusi i Unazës kishte njerëz brenda. Deri tani ka raportime për 6 persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. 

 

Të fundit