Flash News

E-TJERA

Bie nga pema, humb jetën 17-vjeçarja nga Lushnja

Bie nga pema, humb jetën 17-vjeçarja nga Lushnja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Thanasaj të Leshnjes ku 17-vjeçarja me inicialet K.GJ. ka humbur jetën pasditen e sotme pasi ka rënë nga pema.

Policia ka bërë me dije se një 17-vjeçare dyshohet se është rrëzuar nga pema dhe është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës, më pas është nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Durrësit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak/ Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit