Flash News

E-TJERA

Bie zjarr sërish në depozitin e mbetjeve urbane në Vlorë

Bie zjarr sërish në depozitin e mbetjeve urbane në Vlorë

Shtëllunga e madhe tymi ka përfshirë sërish këtë të shtunë depozitin e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës, duke shkaktuar shqetësim të madh për banorët e zonës.

Flakët, që janë shpërthyer në zonën e depozitimit të mbetjeve, kanë çuar në rritjen e intensitetit të tymit, i cili ka mbuluar pjesën më të madhe të qytetit dhe ka arritur deri brenda shtëpive.

Ky tym, i njohur për karakteristikat e tij kancerogjene, ka shkaktuar frikë tek qytetarët, të cilët po përballen me pasoja të mëdha për shëndetin.

Banorët e Vlorës kanë shprehur shqetësimin për cilësinë e ajrit dhe pasojat e mundshme në shëndetin e tyre, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet.

Të fundit