Flash News

E-TJERA

Bien ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Bien ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Pjesa e parë e ditës së sotme do të ketë kthjellime dhe vranësira, të cilat më të dukshme paraqiten në pjesën lindore.

Orët e mesditës dhe në vijim pritet largim i vranësirave dhe mbizotërim i motit të kthjellët.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatare në bregdetin e Adriatikut dhe e fortë në Jon, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior-verilindor, duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Të fundit