Flash News

E-TJERA

Bien temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Bien temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Në të gjithë territorin, ditën e sotme moti do të diktohet nga masat ajrore me origjinë verilindore.

Këto do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale dhe maksimale, duke bërë që mëngjesi të shënojë 4°C në zonat malore, ndërsa në mesditë do të shkojnë deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Të fundit