Flash News

E-TJERA

Bien temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Bien temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Në vend do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa pasdite pritet shtim vranësirash mesatare në deri të dendura.

Këto vranësira në relievet kodrinore-malore, do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në disa zona do të jenë edhe në formën e shtrëngatave apo stuhive.

Temperaturat në mëngjes do të luhaten 17-20°C,  ndërsa vlerat maksimale do të jenë me rënie 29°C në veri deri në 34°C në zonën e ulët. 

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 10-15 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Të fundit