Flash News

E-TJERA

Bien temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Bien temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash të pakta.

Ndërsa përgjatë zonës verilindore dhe luginat e lumenjve do të ketë mjegull në pjesën e parë të ditës.

Temperaturat minimale parashikohen 6-13°C. Ndërsa ato maksimale do të shënojnë rënie, duke u luhatur nga 19°C në veri deri në 26°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

Të fundit