Flash News

E-TJERA

Bien temperaturat, si do të jetë moti këtë javë

Bien temperaturat, si do të jetë moti këtë javë

Java që pritet të nisë, do të sjellë ndryshim të motit në vend. Ditën e henë, si pasojë e qarkullimit të masave më të fresketa me lagështirë, parashikohen reshje në të gjithë vendin edhe në formën e shtrëngatave.

Kështu raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak, ndërsa shton se, temperaturat do të pësojnë rënie.

Sa i përket ditës së martë dhe të mërkurë, reshjet priten me intesitet më të ulët. Ndërsa të enjte dhe ditën e premte pritet rritje e temperaturave dhe ndërprerje e shirave.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë shtrëngatave me drejtim kryesior veriperëndimin, ndërsa valëzimi i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht të premten.

Bien temperaturat, si do të jetë moti këtë javë

Të fundit