Flash News

E-TJERA

Bilal Kola sjell librin udhërrëfyes “12 MENTALITETE”

Bilal Kola sjell librin udhërrëfyes “12 MENTALITETE”

Autori Bilal Kola sjell librin e tij udhërrëfyes: 12 MENTALITETE për të përmirësuar në mënyrë radikale cilesinë e jetës. Libri i ri i Kolës prezanton lexuesin shqiptar me një zhanër pioner për letrat shqipe në fushën e këshillimit, motivimit dhe vetëpërmirësimin, duke përcjellë një narrativë të organizuar në 4 pjesë, përkatësisht: Ripërtëritja Emocionale; Vetëdija në lidhje me vetëpërmirësimin; Ndërveprimi profesional, personal dhe social; si dhe Vetëpërmbushja në profesion dhe jetë sociale me anë të aktiviteteve që rezonjnë më talentin dhe pasionin e gjithësecilit. Libri i ri i Bilal Kolës, përbëhet gjithsej nga 12 kapituj që trajtojnë një gamë të gjerë aspektesh si për shembull:

  • promovimin e mënyrave dhe teknikave në funksion të jetuarit në të tashmen si p.sh. ushtrimin e hobbies, si dhe praktikimin e jogës dhe meditimit.
  • pranimin e realitetit (pranimin emocionalisht dhe mendërisht e fenomenit të ndodhur sado i pakëndshëm qoftë ai fenomen) si një mekanizëm efikas në çlirimin e energjive negative dhe ri-vitalizimin e mendjes dhe trupit.
  • konceptin e te falurit si një dhuratë që ja bëjmë vetes duke përjetuar lirinë e vërtetë të mendimit dhe veprimit.
  • përjetimin e paqes së brendshme në përballjen e pashmangshme me sfidat dhe vështirësitë që na sjell jeta.
  • mendjes se hapur si mekanizmin më efikas në lidhje më mësimin dhe vetëpërmisimin në çdo dimension të jetës.
  • mosfiksimin ndaj njerëzve dhe gjërave si çelësin e përmirësimit dhe mirëmbajtjes së gjendjes emocionale dhe përjetimin e ekuanimitetit.
  • ridimensionimin e krahasimit social duke kultivuar dhe praktikuar krahasimin motivues dhe frymëzues në funksion të shndërrimit në versionin më të mirë të mundshëm të vetes.
  • inteligjencen emocionale dhe sociale si gurëthemelin e suksesit në biznes, profesion dhe jetë sociale.
  • mirësinë dhe modestinë si mekazmin më të rëndësishëm në funksion të ndërveprimit të suksesshëm në biznes, profesion dhe jetë sociale.
  • kultivimin dhe praktikimin e vlerësimit dhe falenderimit për gjithçka, duke mos marrë për të mirëqenë gjërat që kemi në jetë, si mekanizmin më të rëndësishëm të vetëpërmbushjes së brendshme.
  • dështimin e pashmgshëm që përjetojmë në jetë dhe mësimin nga pësimet në funksion të ringritjes në biznes, profesion dhe jetën përsonale; si dhe
  • vetëaktualizimin ne biznes, karrierë dhe jetë sociale duke bërë në jetë gjërat që rezonojnë me talentin dhe pasionet e gjithësecilit.

Bilal Kola sjell librin udhërrëfyes “12 MENTALITETE”

Libri është i pasuruar me ngjarje personale, referenca dijetaresh të shquar të njerëzimit, autorësh te spikatur ndërkombëtare, si dhe gjetje nga studimet shkencore te kryera nga katedrat akademike me prestigjoze ne rang global (si p.sh. Oxford, Cambridge dhe Havard) në funksion të prezantimit të lexuesit me një udhërrëfyes gjithëpërfshirës në lidhje me vetëpërmirësimin në të tre dimensionet e jetes (atë profesional, social dhe personal).

Vlen të theksojmë një fakt interesant se, përtej qasjeve shkencore dhe atyre që burojnë nga dija empirike që autori i sjell lexuesit, Bilal Kola është në fakt një shembull i gjallë i asaj që beson dhe transmeton nëpërmjet këtij teksti. Ai lindi dhe u rrit (deri në moshën 18 vjeçare) në një kamp internimi të regjimit komunist në afersi të Lushnjes, duke përjetuar 1 sërë primivesh në jetën e tij përgjatë rregjimit komunist. Pas vendosjes së demokracisë ai mbaroi studimet akademike Bachelor dhe Master për Drejtësi në të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare në London South Bank University dhe London Metropolitan University. Midis kualifikimeve të tjera akademike, ai ka përfunduar Doktoraturën për Studime Strategjike në International University Montgomery, SHBA.

Bilal Kola sjell librin udhërrëfyes “12 MENTALITETE”

Përgjatë karrierës se tij rreth 25 vjecare, avokat Bilal Kola ka punuar per institucione dhe korporata të rëndësishme në Shqipëri dhe jashtë si dhe ka dhënë leksione në Shqiperi e jashtë. Ai gjithashtu ka mbrojtur dhe perfaqësuar interesat e shtresës se ish të përndjekurve politikë. Kola, megjithëse nga ana vokacioni dhe profesioni është një racionalist dhe procedurialist, i paraqet lexuesit në këtë libër një anë tjetër të  dimensionit njerëzor: vetëeksplorimin me mendje të hapur për të bërë në jetë gjëra përtej konvencionales. Kjo në funksion të vetëpërmirësimit dhe vetëaktualizimit në tre dimensionet e jetës – atë profesional, personal dhe social.

Të fundit