Flash News

E-TJERA

Bilanci ditor, bie numri i rasteve të reja me Covid-19 në vend

Bilanci ditor, bie numri i rasteve të reja me Covid-19 në vend

Në 24 orët e fundit numri i infeksioneve me Covid-19 ka regjistruar rënie. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 45 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Gjithashtu shton se nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Ndërkohë janë shëruar 26 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,425 që nga fillimi i epidemisë. Sipas MSH-së, janë 516 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spital po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Statistika (27 Mars 2022)

Raste të reja ditore 45

Të shëruar në 24 orë 26

Të shtruar në spitale 14

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore  646

Testime totale 1,773,637

Raste pozitive  273,432

Raste të shëruara  269,425

Raste Aktive 516

Humbje jete 3,491

Të fundit