Flash News

E-TJERA

Bilanci i Covid-19: 6 viktima dhe 376 qytetarë të infektuar

Bilanci i Covid-19: 6 viktima dhe 376 qytetarë të infektuar

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Në raportin ditor, MSh sqaron se janë kryer 3,275 testime, nga të cilat kanë rezultuar 376 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.  

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,275 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 376 qytetarë, në këto bashki: 174 në Tiranë, 23 në Fier, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, 12 Elbasan, 11 në Vlorë, Sarandë, 10 në Shkodër, 8 në Berat, Gramsh, 7 në Vorë, Kavajë, Tepelenë, 6 në Lezhë, Divjakë, 5 në Mallakastër, 4 në Mirditë, Kurbin, Dibër, Patos, Pogradec, Skrapar, Cërrik, 3 në Tropojë, Korçë, Dimal, Kuçovë, 2 në Gjirokastër, Devoll, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malesi e Madhe, Kukës, Has, Shijak, Përmet, Memaliaj, Poliçan.

Janë 5,165 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 31 vjeç, një qyetetar nga Tirana 69 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 74 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 74-91 vjeç, një qytetar nga Vlora 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 383 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,930 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit