Flash News

E-TJERA

Bilanci i Covid-19: Dy viktima dhe 123 qytetarë të infektuar

Bilanci i Covid-19: Dy viktima dhe 123 qytetarë të infektuar

Dy persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit, raporton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas ministrisë, nga 1,586 testime, kanë rezultuar 123 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,586 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 123 qytetarë, në këto bashki: 47 në Tiranë, 10 në Lushnje, 9 në Berat, 6 në Sarandë, 5 në Fier, 4 në Durrës, 3 në Mirditë, Delvinë, Gjirokastër, Elbasan, Prrenjas, 2 në Vau i Dejës, Shijak, Kurbin, Divjakë, Selenicë, 1 në Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Peqin.

Janë 2,050 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 75-vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 88-vjeç.

Janë shëruar 282 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,301 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit