Flash News

E-TJERA

Bileta e fundit për finalen, Manchester City dhe Real Madrid duelojnë në supersfidën e Champions

Bileta e fundit për finalen, Manchester City dhe Real Madrid duelojnë

Kompeticioni i Champions League i këtij sezoni është drejt fundit, ku pas kualifikimit  të Interit duhet të shohim se cila skuadër do t’i bashkohet zikaltërve në aktin e fundit.

Manchester City - Real Madrid është një finale e parakohshme, ku vihen përballë dy prej skuadrave më të mira në botë. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 1-1 dhe duke qenë se goli në fushën kundërshtare nuk vlen, atëherë gjithçka mbetet e hapur.

Anglezët do të kërkojnë të “hakmerren” nga eliminimi që Real Madrid u shkaktoi vitin e kaluar dhe me sulmuesin Erling Haaland në fushë, gjithçka mund të ndodhë. Real Madrid nga ana tjetër i ka ngelur vetëm Champions-i si objektiv duke qenë se Barcelonë fitoi kampionatin me diferencë të madhe pikësh.

Pritet një spektakël mes skuadrave për të kuptuar se cila do të jetë finalistja e dytë e këtij edicioni të Champions League. Ndeshja luhet ditën e sotme në orën 21:00.

Të fundit